Connect with us

Pranga italianit, akuzohet për pastrim parash. Do ekstradohet bashkë me një shqiptar

Kuriozitete

Pranga italianit, akuzohet për pastrim parash. Do ekstradohet bashkë me një shqiptar

Pranga italianit, akuzohet për pastrim parash. Do ekstradohet bashkë me një shqiptar

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Tiranë.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Policia sqaron se 50-vjeçari “është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali me 5 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Falsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

Ndërsa për shtetasin tjetër Lefter Lamaj autoritet Gjyqësore Italiane kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Të arrestuarit do ekstradohen në Itali, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top