Connect with us

Prej 10 ditësh 53 vjeçari nga Fushë Arrëzi i zhdukur, i biri: Telefonatat e fundit me babain

Kuriozitete

Prej 10 ditësh 53 vjeçari nga Fushë Arrëzi i zhdukur, i biri: Telefonatat e fundit me babain

Prej 10 ditësh 53 vjeçari nga Fushë Arrëzi i zhdukur, i biri: Telefonatat e fundit me babain

Një 53-vjeçar nga Fushë Arrëzi është zhdukur prej 10 ditësh. Idriz Ahmeti, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve është denoncuar nga familjarët si i humbur.

Ditën e fundit që familja ka komunikuar me të, Ahmeti iu kishte thënë se ishte nisur drejt banesës në fshatin Lajthizë, por nuk kishte mbërritur kurrë.

Banorët kanë kërkuar gjithë malet e zonës, nuk e kanë gjetur. I biri, Erjon Ahmeti tregon për “News24” edhe telefonatat e fundit me të atin.

“Babai kur folëm për herë të fundit më tha se kishte zbritur në qendër të fshatit. U nisa t’i dal para rreth orës 19:00 por nuk u takuam, mendova mos ka ndaluar tek fqinjët.

I telefonova sërish por pas kësaj kohe telefoni është hapur dy herë, por babai nuk përgjigjej. Kam thërritur e kërkuar atë natë gjithë kohën por nuk gjeta asgjë.

Të nesërmen kam denoncuar ndërsa këto ditë kemi kërkuar gjithë zonën por pa gjetur gjë. Kërkoj angazhim më të madh të Policisë, të paktën të gjurmojnë telefonin që të dimë ku të kërkojmë”, thotë i biri i 53-vjeçarit.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top