Connect with us

Presidenti Meta: Hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova

Kuriozitete

Presidenti Meta: Hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova

Presidenti Meta: Hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova

Hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova. Apeli është bërë këtë të martë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Nga Maqedonia ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Meta theksoi se mbështet angazhimin e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që sipas tij të kemi një proces sa më transparent lidhur me këtë rast.

" Pa diskutim që vlerësoj se edhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar, që reformën në drejtësi dhe performancën e institucioneve të drejtësisë e ka në qendër të vëmendjes. Besoj që angazhimi i faktorit ndërkombëtar do të ishte një veprim pozitiv për rritje e transparencës në fazat tjera të gjykimit të kësaj çështjeje dhe për të garantuar një drejtësi të standardeve evropiane larg çdo lloj paragjykimi apo qëndrimi që krijon mosbesim." theksoi Presidenti

Pak javë më parë Gjykata e Shkupit vendosi të dënojë 30 pjesëtarët e grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për përplasjen e armatosur që ky grup, shumica e të cilëve ishin shtetas kosvarë pati me qeverinë e Maqedonisë në maj të vitit 2015 në Kumanovë

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top