Connect with us

Prezervativë para derës së Eli Farës, i riu përfundon në “çmendinë”

Kuriozitete

Prezervativë para derës së Eli Farës, i riu përfundon në “çmendinë”

Prezervativë para derës së Eli Farës, i riu përfundon në “çmendinë”

Këngëtarja e famshme, Eli Fara, ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti.

Një i ri, 22-vjeçar, e ka përndjekur duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj.

Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qenë një parukiere, e cila është përndjekur nga i njëjti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetasin Gertjan H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres, por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme.

“Panorama” shkruan se disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila në përfundim vendosi që të caktojë masën “mjekim të detyruar spitalor” për të riun.

Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera, pasi ka qenë i pandërgjegjshëm.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor të këtij viti, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë dëshmi në gjyq për rastin.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top