Kuriozitete
Princ Harry dhe Meghan Markle hedhin hapin e rëndësishëm, konfirmojnë fejesën
Princ Harry dhe Meghan Markle hedhin hapin e rëndësishëm, konfirmojnë fejesën
Princi Harry, 33 vjeç dhe Meghan Markle, 36 vjeçe kanë dhënë lajmin e shumëpritur. Ata u fejuan dhe njoftimi është dhënë nga Clarence House.
Çifti u takua vitin e kaluar dhe lidhja e tyre u konfirmua nga Kensington Palace në nëntor, disa muaj pas spekulimeve. Ajo që dimë rreth dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle është se do të bëhet në pranverën e vitit 2018.
“Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Uellsit është i kënaqur që njofton fejesën e Princit Harry me znj. Meghan Markle. Dasma do të zhvillohet në pranverën 2018. Detajet e mëtejshme rreth ditës së dasmës do të shpallen në kohën e duhur”, tha në një deklaratë Clarence House.
Pas tymnajës së gëzimit dhe lajmeve rreth shpalljes shumë të përshpejtuar të fejesës, Duka dhe Dukesha e Cambridge-it kanë ndarë gjithashtu reagimin e tyre për fejesën e Princ Harry.
Kensington Palace ka thënë që Kate dhe Princ William ishin shumë të lumtur nga lajmi dhe për ta ishte e mrekullueshme të njihnin Meghan, që do të bëhet shumë shpejt anëtare e familjes mbretërore.
“Ne jemi shumë të lumtur për Harry-n dhe Meghan-in. Ka qenë e mrekullueshme të njihnim Meghan dhe të shihnim sa të lumtur janë bashkë ajo dhe Harry”, lexohet në statusin e tyre.
Familja mbretërore gjithashtu kanë zbuluar që Mbretëresha dhe Duka i Edinburgh-ut ishin “shumë të gëzuar për çiftin” pasi kishin dëgjuar për propozimin e nipit të tyre dhe uronin për shumë lumturi Harryn dhe Meghan.
Pallati ka publikuar dhe një deklaratë nga prindërit e Meghan, Thomas Markle dhe Doria Ragland, që gjithashtu kanë thënë që janë 'jashtëzakonisht të lumtur' për vajzën e tyre dhe të fejuarin e saj.
Më herët u dha lajmi se Princ Harry e kishte projektuar vetë unazën sipas dëshirës së tij për Meghan, e ndërsa për ta bërë më unike këtë gjë, gurët e diamantit i ka marrë nga një bizhuteri e nënës së ndjerë, princeshë Dianës. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.