Connect with us

Prindër, kjo gjë që e bëni në Facebook mund t’ju kushtojë me jetën e fëmijës!

Kuriozitete

Prindër, kjo gjë që e bëni në Facebook mund t’ju kushtojë me jetën e fëmijës!

Një pjesë e madhe e botës janë përdorues të rrjetit social Facebook, dhe atë e përdorin për t’ju treguar tjerëve se çfarë po ndodh në jetët e tyre.Me kaq shumë njerëz duke postuar fotografi, duket normale dhe e sigurt që të postojmë edhe fotografi të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ka një arsye shumë të rëndësishme dhe të madhe se përse nuk duhet ta bëni këtë.

Në të gjithë botën ka njerëz të cilët janë të rrezikshëm për fëmijët tuaj, fëmijët e secilit nga ne.Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur te plot njerëz të ndryshëm në Facebook dhe kjo për shkak se shumë njerëz e bëjnë gabimin e tmerrshëm dhe bëhen miq me njerëz të panjohur në Facebook.

Shumë shpejt, kur ata postojnë fotografi të fëmijëve, nuk mendojnë për personin që sapo e kanë shtuar si “mik”. Por, duhet të mendojnë këtë, pasi që ai “shok i ri” mund të jetë trafikant në biznesin e shitjes së fëmijëve.

Ata mund ta ruajnë fotografinë dhe ta ngarkojnë në një katalog online për shitjen e fëmijëve.E vënë një çmim të konsiderueshëm të fëmijës dhe presin për ofertat.

Me mijëra njerëz i shikojnë ato katalogje dhe ky është biznes shumë i pasur, prandaj njerëzit edhe mund të ofrojnë çmime të larta për fëmijë të caktuar.

Përderisa trafikanti pret të kontaktohet për çmimin e fëmijës, ai gjithashtu shikon në Facebook se çfarë prindi i fëmijës bën në Facebook, e mëson se kur do të shkojë fëmija në shkollë, shtëpi etj.

Këta trafikantë jetojnë me gjëra të tilla të tmerrshme dhe nuk ia vlen të postoni fotografi apo informacione tjera që mund të shpinë deri tek kidnapimi i fëmijës.

Prandaj, mos shtoni si “miq” njerëz të panjohur në Facebook, e as mos i lejoni ata t’ua shikojnë informacionet personale.

Nëse fare nuk mund t’i rezistoni dëshirës për të postuar fotografi të fëmijës në Facebook, të paktën mos postoni informacione tjera që ua mundësojnë trafikantëve të dinë se ku jetoni, çfarë bëni, në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj etj.

Privatësinë mbajeni për vete dhe gjithmonë mendoni për sigurinë tuaj dhe të fëmijës në internet, pasi që jo gjithmonë njerëzit kanë qëllime të mira.Mos u bëni nëna apo babai i radhës që e bën këtë gabim për të cilin e paguan fëmija.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top