Kuriozitete
Prindërit e mbyllin djalin për 30 vite në dhomë, arsyeja do t’iu shokoj! (Video)
Dy prindër në Kinë kanë mbyllur djalin e tyre në një dhomë për 30 vite duke mos e lënë të dal më jashtë për të parë diell me sy.
Kjo pasi pas viteve të 80-ta ata mendonin se djali i tyre është pushtuar nga djalli, shkruan Indeksonline.
Kjo ngjarje nisi kur djali i ri në moshë filloi të bënte sjellje të çuditshme, dhe prindërit në vend që ta dërgonin për trajtim diku në ndonjë klinikë, vendosën që t’ia marrin 30 vite nga jeta duke e mbyllur vetëm.
Djali u zbulua nga një fqinjë, derisa nëna e tij kishte deklaruar për media se i biri i është zhdukur diku dhe nuk po mund të gjindet.
https://www.youtube.com/watch?v=QllGR0PWrT8
Gjatë viteve sa ishte i mbyllur, djaloshi dinte të thoshte vetëm fjalën “nënë” dhe asgjë tjetër. Ai aktualisht është duke u trajtuar në një spital derisa për prindërit nuk dihet se çfarë vendimi është marr.