Connect with us

Prishi fejesën me kushëririn e Arbana Osmanit, flet Katerina e “Big Brother”

Showbiz

Prishi fejesën me kushëririn e Arbana Osmanit, flet Katerina e “Big Brother”

Para një muaji banorja e “Big Brother 7” zyrtarizoi me fejesë lidhjen e dashurisë me djalin që e njohu në një kafe të Tiranës, por që jeton në Itali, Arturin. Edhe pse për 33- vjeçarin ajo në fillim u shpreh entuziaste se më në fund kishte gjetur shpirtin binjak, nuk ka kaluar as një muaj dhe ka prishur fejesën për të nisur një jetë të re në Londër.

24-vjeçarja nga Pogradeci, e cila sapo ka realizuar një set të ri fotosh me bikini në Itali, rrëfen këtë ndodhi të fundit të jetës, pas së cilës vendosi të lërë Italinë.

Bashkë me një set fotosh të realizuara në një vend turistik në Itali nga miku italian, fotografi Maurizio Tagliatesta, Katerina rrëfen për Panorama si nisi dhe si përfundoi historia disamujore e dashurisë me kushëririn e parë të moderatores së “BB”, Arbana Osmani.

Dimë që para një muaji shpallët fejesën me partnerin. Ku dhe si u njohët?

Me Arturin hodhëm hapin zyrtar pas vetëm 2 muajsh e gjysmë lidhje, pasi u njohëm në një lokal në Tiranë duke pirë kafe rastë- sisht… Tashmë jemi ndarë dhe fill pas prishjes së fejesës unë kam ardhur për të jetuar në Londër me familjen. Mund të shoh edhe për një karrierë si modele këtu. Besoj se do të arrij t’ia dal, pasi sa herë që e kam dashur diç- ka e kam arritur me ambicien time.

Dimë se ishte kushëriri i parë i Arbana Osmanit. Sa pranë moderatores është ai?

Normale, si kushërinj të parë që janë, edhe pse nuk takohen shumë pasi Arturi jeton në Itali.

Ndërkohë, as një muaj nga fejesa dihet se jeni ndarë. Kush e mori vendimin?

Zgjedhja ishte komplet e imja për ndarjen. Më preku gabimi që bëri, pra atë që kishte premtuar që s’do bënte më. Nuk dua të flas për detaje të hollësishme sepse s’dua të vë në siklet personin në fjalë, thjesht arsyeja është për gabime që unë nuk i toleroj më. Veç të tjerash, nuk pranoj më në jetën time njerëz që nuk m’i dinë vlerat sa jam me ta. Por dihet që kuptojnë vetëm kur më humbasin!

Bëhet fjalë për tradhti?

Jo tradhti, edhe pse kur nuk sheh dhe je larg nuk kam besim tek asnjëri 100 për qind. Po nuk besoj se më ka tradhtuar.

Si e përjetove ndarjen, je mërzitur?

Jo, nuk mërzitem më për asnjeri, pasi vjen një moshë që gjërat nuk i përjeton më si herët e para. Edhe koshienca rritet dhe forcohet normal, duke qenë se tani kam filluar të vlerësoj veten më shumë, jo të tjerët. Kush më pëlqen e me vlerëson OK, kush më humb është ai që humb jo unë. Trishtimi ndihet vetëm në aspektin se njerëz jemi dhe njerëzit në njëfarë mënyre mbeten gjithmonë në kujtime dhe në zemër, për mirë apo për keq.

Ke gjetur një shpjegim te vetja se pse nuk ecin lidhjet, edhe pse në fillim duhket sikur ke gjetur shpirtin binjak?

Po, sepse disa janë meshkuj egoistë në përgjithësi edhe përfitojnë nga mirësia e femrës, ndërsa disa të tjerë kur kanë në krah një femër të fortë dhe të suksesshme, nuk para e përballojnë dot dhe kanë frikë dhe e shohin gjithmonë si një sfidë.

Sfidë në ç’kuptim?

Në kuptimin që janë xhelozë shumë për një femër të realizuar në përgjithësi, të zgjuar, të shkathët, punëtore, të suksesshme e që ka parë dhe di çdo gjë. Këtë tip femre kanë dhe frikë ta humbin, por mbi të gjitha nuk kanë besim të një femër që di shumë. Problemi është se meshkujt e sotëm nuk dinë të respektojnë tamam ashtu si duhet, por ndërkohë pretendojnë respekt dhe sakrificë vetëm në një anë. Dashuria e vërtetë është respekt dhe sakrificë e barabartë, ndaj për këtë është shumë e vështirë sot ta gjesh njeriun e duhur dhe që të kompleton.

Ti beson te fati në dashuri, apo fati duhet kërkuar?

Mendoj se kanë fat vajzat e mbyllura (qesh), sepse me to e meshkujt e kanë më të lehtë t’i mashtrojnë dhe t’i nënshtrojnë, gjë që në fund fare nuk bën që lidhja të jetë e sinqertë dhe e lumtur vërtet. Për mendimin tim, është thjesht një kornizë që duket bukur nga jashtë kjo te disa çifte, por brenda është shumë e varfër. Gjithsesi, unë nuk bëhem dot e tillë, pasi kam shumë autostimë për veten. Më mirë rri vetëm “single” sesa të bëj kompromise, pasi e njoh veten që i dua gjërat 100% ashtu si duhet dhe si dua unë të jenë, pra cilësore dhe efikase.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top