Kuriozitete
Prishtinë, arrestohet Albin Kurti dhe dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes
Prishtinë, arrestohet Albin Kurti dhe dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes
Vihet në prangat e policisë së Kosovës deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Por pavarësisht rezistencës së bërë nga deputetët e tjerë të Vetevendosjes, Kurti është vënë në pranga para godinës së Kuvendit, paraditen e sotme.
Krahas Kurtit u arrestuan dhe dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Arrestimi i tyre u bë me urdhër të Gjykatës për shkak se nuk kanë shkuar në seancat gjyqësore, ku akuzoheshin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka lëshuar urdhër arrestet për shkak se deputetët nuk janë paraqitur në seancë.
Prangosja e tyre u bë në hyrje të Kuvendit, teksa po hynin në seancë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.