Kuriozitete
Produkti shtëpiak që e eliminon barin e padëshiruar në betonin e shtëpisë
Sprejin përdoreni vetëm në bimët që dëshironi t’i eliminoni dhe mbajeni larg barit apo bimëve tjera që dëshironi të mbijetojnë.
Përbërësit:
– 3.7 litra uthull të bardhë
– Shishe spreji
Vetëm e mbushni shishen e sprejit me uthullën e bardhë dhe i spërkatni direkt fijet e barit të padëshiruara që kanë dalë në betonin tuaj, transmeton Telegrafi.
Për bimë më agresive mund ta përdorni edhe këtë recetën tjetër:
– 3.7 litra uthull të bardhë
– Dy gota kripë Epsom
– ¼ gotës sapun për pastrimin e pjatave
– Shishe të sprejit
Shishen e sprejit e mbushni me përbërësit e lartcekur, e shkundni apo përzieni dhe i spërkatni direkt bimët e padëshiruara.
Mbani mend që assesi nuk duhet t’i spërkatni lulet e bukura me këto produkte!