Connect with us

PSE MOGHERINI THA QE 2018 ESHTE VIT UNIK PER SHQIPERINE DHE RAJONIN?

Kuriozitete

PSE MOGHERINI THA QE 2018 ESHTE VIT UNIK PER SHQIPERINE DHE RAJONIN?

PSE MOGHERINI THA QE 2018 ESHTE VIT UNIK PER SHQIPERINE DHE RAJONIN?

Nga Majlinda Bregu

1. Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në listë pritje për anëtarësim, për më tepër kur askush nuk di të thotë veç spekulatorëve, se kur do të ndodhë kjo.

2. Integrimi evropian nuk duhet të jetë skaji i fundëm në debatin për të ardhmen e Europës. Do të ishte përgjegjësi e rëndë sot dhe mëkat historik nesër, nëse proçesi i anëtarësimit të vendeve tona, do të shihet me sytë e zbehtë të bezdisë së tepërt siç shohim dikë që na lutet.

3. Status quo- ja dhe stabilotokracia garanton vetem pasiguri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës si kontinent, duke e ekspozuar edhe më shumë rajonin ndaj froneve, flatrave dhe erërave që fryjnë nga stepat.

4. Rajoni dhe Shqipëria kanë nevojë të dëshpëruar për shpresë e shtet ligjor. Është JETIKE për një vend si Shqipëria ku opozita vërtitet si mullinjtë e erës; media kontrollohet e të vërtetën e takson si mall luksi; shoqëria civile mblidhet kruspull nga mospërfillja; drejtësia gulçon ngase është e pabesueshme, që negociatat për anëtarësim të çelen mbi bazën e një premisë të qartë: është i vetmi proces që do ketë lupën më të madhe se tepsia e zullumeve.

Nuk ka moment tjetër Shqipëria më të mirë se sa për të nisur të përballet seriozisht dhe për tu skanuar deri në rrënjë për rropullitë,të cilave asnjëherë s' ju del për Zot kurrkush!

Po iku dhe ky shans, të na rrojë tepsia, timoni, buzagazet e gjëra dhe të trasha ne fytyrat maska ,edhe hajt te mblidhemi të gjithë e të bëjme fletërrufe si njerëz të panxënë, se pse Europa reagon për krimet me vonesë dhe pse portat e të ardhmes hapen vetëm para Serbisë e Malit të Zi!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top