Connect with us

Punëtorja e pastrimit në Deçan gjen 1 mijë euro në rrugë, nuk do të besoni çfarë bëri me to (Video)

Kuriozitete

Punëtorja e pastrimit në Deçan gjen 1 mijë euro në rrugë, nuk do të besoni çfarë bëri me to (Video)

 

Gjesti i punëtores së pastrimit të Komunës së Deçanit ka befasuar për të mirë banorët e kësaj ane.

Raze Baçaj kishte gjetur në oborrin e Komunës 1,000 euro.

Ajo nuk i ka përvetësuar këto para por menjëherë ua ka dorëzuar zyrtarëve policorë.

Kallxo.com ka siguruar video-incizimin e kamerave të sigurisë së objektit komunal, në të cilat shihet se si një qytetarit i bien paratë nga xhepi, të cilat më pas i gjen Raza dhe i dorëzon te policët.

Raze Baçaj ka rrëfyer për Kallxo.com ngjarjen që ka ndodhur javën e kaluar.

“Tu ardh me shku anej në Drejtorinë e Kadastrës ku pastroj, i kam pa paret. Unë jam shku për m’i marr për letër jo pare. Kur i kam kap në dorë që jam afruar ngat e kam pa që janë pare 1,000 euro, dy nga 500, palë njëra mbi tjetrën, po jo fletë me fletë po si të shfletuar pak”, tregon zonja Baçaj për Kallxo.com.

Ajo tregon se pasi i kishte gjetur këto para fillimisht i kishte pyetur disa persona se mos rastësisht u kanë rënë atyre.

“I kam kap paret në dorë edhe kam shkuar drejt shkallëve përpjetë edhe jam ardhë tek dixhej (DJ) këtu. Mirëdita, mirëdita, thash a janë qeto pare të juve, thanë jo. Policia kenë tu ardhë, jam zhdjergur apet shkallëve teposhtë, policia janë ardhë, jam takuar me ata këtu. Ju thash mirëdita, thanë mirëdita, i thash qeto pare i gjeta qetu, e polici tha: Bravo të koftë tha”, shpjegon rastin ajo për Kallxo.com

Edhe përkundër gjendjes jo të mirë ekonomike, Raze Baçaj tha se asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend t’i përvetësojë paratë e gjetura.

“E dua vetëm djersën e hapave të mi se jo, edhe nuk është hera e parë që po gjej pare po më ka ra rasti edhe në Pejë kam gjetur e kam pritur vetë personin kur e kam parë qe i kanë ra edhe ia kam kthy”, tha Baçaj.

E kamerat e sigurisë kishin bërë të mundur që të identifikohet personi të cilit i kishin rënë paratë e gjetura nga Raze Baçaj.

Disa ditë më vonë, pas verifikimit se të kujt ishin paratë, Policia ia ktheu pronarit.

Qëndrim Musaj tha për Kallxo.com se për shkak të pakujdesisë i kishin rënë këto para. Ai thotë se nuk kishte besuar se do t’ia kthejë kushdo që do t’i gjente.

Qëndrimi i është tepër mirënjohës zonjës Baçaj.

“I kam thënë edhe zonjës se shumë po ndihna mirë se e keni bërë një gjest kaq human edhe se kjo i shërben krejt Deçanit edhe krejt popullit shqiptar me tregu na sa human jemi. Kem qenë kështu brez pas brezi dhe vazhdojmë me qenë kështu”, tha ai.

Kallxo.com para dy vitesh kishte raportuar për një qytetare nga Peja, e cila kishte gjetur mbi 1,000 euro në tokë derisa po dërgonte vajzën e saj në shkollë. Edhe ajo i kishte dorëzuar këto para në Polici.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top