Connect with us

Pushimet u kthyen në tragjedi, ajo çfarë i ndodh fëmijës 3 vjeç shokuese

Kuriozitete

Pushimet u kthyen në tragjedi, ajo çfarë i ndodh fëmijës 3 vjeç shokuese

Një vogëlush 3 vjeçar ishte pothuajse duke vdekur gjatë pushimve me prindërit e tij, ndërsa një boks muzike i ka rënë në kokë fëmijës në momentin që ai ishte në shezllon.

Prindërit e tij Mitchell, 35 vjeç dhe Amy, 32 vjeç, kishin vendosur të udhëtonin drejt Turqisë në një resort turistik, por pushimet e tyre do të ktheheshin në një tragjedi.

Stanley Birch, ishte vetëm 3 vjeç, kur pajisja e rëndë muzikore ra nga një ballkon mbi kokën e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Foshnja është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt të Bodrumit dhe mjekët kanë kryer një operacion i cili zgjati 3 orë.

Duke folur për këtë aksident, nëna e vogëlushit tha: “Ishte e tmerrshme. Stanley sapo u zgjua, dhe ishim afër pishinës disa metra larg tij. Pastaj dëgjova këtë zhurmë dhe të gjithë po bërtisnin. Unë u ktheva dhe e pashë të shtrirë në diell.

Një burrë aty pranë tha se ishte mjek dhe e mori atë, unë mund të shihja vetëm gjakun që rridhte në fytyrën e tij. Ai nuk ishte duke qarë, prandaj ndjeja se dicka nuk po shkonte mirë”.

Stanley Birch ka ndjenur dy javë në spital për tu kuruar dhe më pas së bashku me prindërit e tij është larguar për në shtëpi në Gillingham, Kent.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014. Disa vite pas ngjarjes fëmija vazhdon të ketë dëmtime të rënda të trurit të cilat sipas mjekëve do të ndikojnë në zhvillimin e tij të ardhshëm.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top