Kuriozitete
Pushuesit në plazhin e Durrësit po merrnin rreze, por kur ngritën kokën nga qielli panë “dorën e Zotit”
Pushuesit në plazhin e Golemit në Durrës, disa minuta më parë kanë shkrepur foto të një formë të çuditshme reje të formuar në qiell.
Reja në formë gjigante është e dallueshme edhe në autostradën Tiranë-Durrës.
Ato retë që janë formuar sikur të ketë shtrirë dikush dorën nga lart,-janë fjalët që ka përdorur një vajzë për të përshkruar foton që ka dërguar në redaksinë tonë.
Një shpjegim tjetër mjaft interesant mund të jetë se reja ka marrë formën e gjysmë shqiponjës krahëhapur.
Reja ka qëndruar në atë formë për rreth 20 minuta e më pas është zhdukur.