Kuriozitete
Më quanin gjirafë ose pemë, por tani të gjthë…(VIDEO)
Modelja Lauren Williams nuk ka më ekskluzivitetin e këmbëve më të gjata në Amerikë. Një studente 20-vjeçare është amerikania me këmbët më të gjata. Njujorkezja Holly Burt ka këmbë me një gjatësi prej 125.73 cm.
20-vjeçare është më e gjata në familjen e saj. Ajo arrin në 195.58 cm. Në një intervistë për “Barcroft TV”, Burt është shprehur se në shkollë shpesh ka qenë objekt talljeje për shkak të gjatësisë.
“Më thërrisnin pemë ose xhirafë”, thotë ajo. Por duke lënë pas vitet e adoleshencës, këmbët e saj nuk janë më një objekt talljeje, por një aset për të ecur përpara në fushën e modelingut.
Megjithatë, rekordin për këmbët më të gjata në botë e mban rusja Svetlana Pankratova, e cila ka hyrë në “Guinness” në vitin 2003, për këmbët e saj me gjatësi 131.826 cm.