Connect with us

Rama i kthehet keq Bashës: PD si lodër që ta kanë falur! Më thuaj ç’donit që vajtët në Greqi

Kuriozitete

Rama i kthehet keq Bashës: PD si lodër që ta kanë falur! Më thuaj ç’donit që vajtët në Greqi

Rama i kthehet keq Bashës: PD si lodër që ta kanë falur! Më thuaj ç’donit që vajtët në Greqi

Kryeministri Edi Rama i është kthyer keq liderit të opozitës Lulzim Basha në Kuvend, teksa sot diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Ai e shigjetoi kryedemokratin, duke thënë se në fjalën e tij nuk tha asnjë fjalë për 19 propozimet që ka bërë Partia Demokratike, propozime të bazuara në programin elektoral të vitit 2015.

Duke u ndalur te kritikat për impiantet e mbetjeve, ai kërkoi që të çohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe të flasë.

“Impianti i mbetjeve ka shpëtuar ata zgjedhësit e tu në Elbasan. Se ti shkoje i merrje votat, nën retë e plehrave. Si iku reja?! Iku sepse u bë atje një investim ekselent që nuk ka asnjë rrezik minimal për shëndetin e njerëzve, por është një investim me makineri të ardhura nga një vend i ekselencës në Europë. Shikojeni Elbasanin, siç shpëtoi Elbasani, do shpëtojë edhe Fieri”, u shpreh Edi Rama.

Ai e shigjetoi edhe për drejtimin e Partisë Demokratike duke thënë se po e trajton si një lodër që i është falur.

“Ty ta kanë falur lodrën, që s’ia di as vlerën, as kuptimin as misionin dhe në fund fare do e bësh copë e çikë si ata kalamajtë, por lodër tjetër për ty nuk do të ketë”, deklaroi Rama.

Më tej iu kthye dhe tha se ç’donte që përmendi Greqinë, duke e pyetur se çfarë donte në Greqi dhe se pse e dërgoi Tritan Shehun në Greqi, për të folur me ata që janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Dil më thuaj çfarë donit në Greqi? Nuk lini gjë pa thënë për vendin tuaj! More vendi më në hall të jetë, është vendi juaj. Ku e keni parë që një opozitë të çojë dhe të shkojë te komshiu e ti qahet komshiut për shpinë e vetë”, deklaroi Edi Rama.

Ai tha në vijim se “Zoti i ruajt ata që vazhdojnë votojnë për ju, nga depresioni”. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top