Kuriozitete
Rama: Jap dorëheqjen nëse janë 400 milionë euro. Basha bën llogarit live: Ndjesë, janë 350 milionë
Rama: Jap dorëheqjen nëse janë 400 milionë euro. Basha bën llogarit live: Ndjesë, janë 350 milionë
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një sfidë të hapur rivalit të tij politik, ku në lojë është vënë dorëheqja ose e tij si Kryeministër, ose e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Ai ka thënë se është nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit dhe se pjesë e kësaj shkolle është dhe gjuha sarkastike, të cilën e cilësoi si shkollën më të lartë të oratorisë.
“As dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit horr dhe klloun. Ishin dy fjalë që i përdor ti. Këto janë fyerje, sarkazma dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës. Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen në forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës. Unë nuk jam si ata por mësoj çdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?”, u shpreh Rama.
Ai e sfidoi duke thënë se “nëse janë 400 milionë euro për impiantet e plehrave ai jep dorëheqjen, duke iu drejtuar “Ti e jep dorëheqjen? Çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen. Po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një të qeshmë dhe vazhdon me tënden.
Ta marrin e ta analizojnë dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen”, deklaroi kreu i qeverisë.
Pas tij e mori fjalën kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi të bënte llogaritë live e i rezultoi se nuk ishin 400 milionë, por 3540 milionë.
E pasi llogaritë nuk i dolën, kreu i demokratëve kërkoi ndjesë me ironi, duke shtuar se Rama do zhvatë 50 milionë lek më pak.
"Do zhvatësh 50 milionë lek më pak, të kërkoj ndjesë që të akuzova që po bëhesh gati që me një kompani të vetme me një person bën tre projekte dhe ju merr 350 milionë euro dhe jo 400 miluionë euro shqiptarëve", tha Basha.
Në fund të replikave të gjata Rama e këshilloi Lulzim Bashën që për sot të mos e merrte më fjalën në Kuvend. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.