Kuriozitete
Rama kujton ditën e fëmijëve, komentuesi: Ke filluar të kopjosh lali Erin
Rama kujton ditën e fëmijëve, komentuesi: Ke filluar të kopjosh lali Erin
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke uruar ditën botërore të fëmijëve.
Ai e cilëson si një ditë reflektimi për të ndërtuar për fëmijët një Shqipëri më të denjë.
“Mirëmëngjes dhe, në këtë Ditë Botërore të Fëmijëve, ju uroj një fillim jave të mbarë. Është një ditë reflektimi por edhe inkurajimi në përpjekjen tonë të përbashkët që nuk ndalet asnjë ditë për të ndërtuar për fëmijët tanë Shqipërinë Europiane që duam, me shtet, punë dhe mirëqenie”, shkruan Rama në Facebook.
Por komentuesit nuk janë ndalur dhe njëri i thotë, “Jeni përulur para një brezi që i takon të ardhmes së Shqipërisë, është fillim jave, uroj kjo përulje të jetë sa më dinjitoze nga përfaqësuesja juaj në Arsim. Kaq po shkruaj, sepse ka shumë për të thënë mbi Arsimin. Javë të mbarë!”
Një tjetër koment vijon, “Ke filluar të kopjosh lali Erin duke puthur fëmijët. Ke frikë se do të zerë vendin…”.
Një tjetër komentues i kujton ish-ministrin e Brendshëm: “Mirëmëngjes zoti Kryeministër, ore me Saimirin çu ba, do haj ndonjë gozhdë t’ndryshkme apo hiç???” /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.