Kuriozitete
Rama në Vlorë për Pavarësinë, sheshi i “Flamurit” mbushet me drogë dhe parrulla
Rama në Vlorë për Pavarësinë, sheshi i “Flamurit” mbushet me drogë dhe parrulla
Ndërsa në Vlorë mesditën e sotme u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, në sheshin e “Flamurit” ishte organizuar një protestë.
Me parrulla në duar kundër Kryeministrit dhe me pako të improvizuara droge, një grup vlonjatesh pritën kreun e qeverisë.
Në pankarta kërkohej shkarkimi i tij, si dhe fotografitë e tre efektivëve të policisë të shpallur në kërkim Sokol Bode, Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila.
Në pankarta lexohej “1912- Ismail Qemali shpalli pavarësinë. 2013- Edi Rama narkoshtetin”.
Gjithashtu në pankarta shihen tre efektivët nën hetim si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës të “Habilajve” dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim, ndërkohë që pyetet “Po Kryeministri?” /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.