Kuriozitete
RAMA NUK E FSHEH NDJESINË, ÇFARË I THANË 4 USHTARAKËT QË E PREKËN KRYEMINISTRIN
RAMA NUK E FSHEH NDJESINË, ÇFARË I THANË 4 USHTARAKËT QË E PREKËN KRYEMINISTRIN
Fjalët e 4 ushtarakëve shqiptarë, të dekoruar këtë të mërkurë me medalje nderi, në ditën e Çlirimit të Shqipërisë, duket se kanë prekur edhe Kryeministrin Edi Rama.
Kështu la të kuptohet vetë shefi i qeverisë, i cili pas dekorimit të ushtarakëve, tregoi se ishte prekur kur dëgjoi ata të thonin njëri pas tjetrit se gjithçka e bënin për Shqipërinë.
“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë’.”, tha Rama.
Aktiviteti u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes në një ceremoni rastin e festës së 29 Nëntorit, për të cilën Rama tha se kjo datë këtë vit merr një peshë edhe më të veçantë, për shkak edhe të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Kreu i qeverisë Rama tha se lufta nacional-çlirimtare duhet të shërbejë si një shembull për të rinjtë shqiptarë.
“Rinia shqiptare ka shumë për të mësuar nga lufta nacional-çlirimtare, por pa u ndikuar nga ajo që erdhi pas saj, por dhe pa u ngatrruar edhe kjo që ndodh sot”, tha Rama. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.