Kuriozitete
Rama sqaron idenë e puseve me sahat, tregon çfarë do të ndodhë
Rama sqaron idenë e puseve me sahat, tregon çfarë do të ndodhë
Ditët e fundit është folur shumë për vendosjen e sahateve në pude. Kryeministri Rama ka sqaruar këtë ide, duke thënë se nuk bëhet fjalë për puset e familjeve, por për fabrikat dhe industrisë.
“Qeveria, në bashkëpunim me baskitë, është e vendosur ta çojë deri në fund reformën për ujin dhe reformën kundër vjedhjes së tyre. Nuk bëhet fjalë për taksë pusesh, nuk bëhet fjalë për puset familjare.
Kur themi puse, ka puse industriale. Ka fabrika uji që marrin ujë masivisht nga nëntoka. Nuk bëhet llaf për të vendosur taksë. Taksa është e tepër, por tarifë. Në problemin e kemi ujin e pijshëm.
Shko e bëj pus në Gjermani apo Itali, po të nxjerrin ty zgupthi e të çojnë në polici. Ne jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë, pas Norvegjisë. Kush merr ujë në lidhje të paligjshme, duhet të shkojë të bëjë lidhjen.
Kodi penal e ka të shkruar qartësisht se kush vjedh ujë, vjedh. Kush vjedh drita, vjedh.”, tha Rama gjatë takimit me qytetarët e Dibrës. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.