Kuriozitete
Receta/ Gjel deti i mbushur me gështenja, ja si ta gatuani
Gjel deti role i mbushur me gështenja, recetë nga shefi i kuzhinës Erid Karaj
Përbërësit
-15 qepujka
-400gr gështenja të qëruara të pjekura
-pak trumzë të tharë
-2 thelpinj hudhër
-gjokset e 1 gjeli
-vaj ulliri
-1/4 filxhan lëng mishi
-2 lugë mustarde
-kripë, piper
Përgatitja:
1. Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi.
2. Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripe, piper dhe në fund i lyen me mustardë.
Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
3. Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave.
4. E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
5. Vendoseni në furrë në temperaturë 185gradë C për 25min.
6. Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë.
7. Shërbejeni me gështenja ose patate ose pak përshesh.