Showbiz
Remzia nuk nguron i dhuron puthje publikisht burrit të saj për ditëlindje!
Nuk përmbahet më Remzia.
Është aktive gjithandej ku ka dasma e ahengje të ndryshme familjare, nëpër shumë mbrëmje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit e shohim Remzie Osmanin tek sa këndon me zërin e saj të veçantë, shkruan “Kosovarja”. Por, duket se sot ajo ia ka shpall vetës ditë pushimi. Dhe, krejt kjo për shkak se bashkëshorti i saj Halil Hamzaj e ka ditëlindjen. Ndërsa këngëtarja Osmani që nga orët e hershme të mëngjesit, ka filluar me urime për
Pasi që njëherë ia uroi në instagram me mëngjes ditëlindjen, duket se nuk u mjaftua me kaq Remzia, por, diku nga mesi i ditës, ajo hodhi në profilin e saj në facebook një foto tjetër e ku shihej bashkë me bashkëshortin. Ndërsa urimi i saj ishte për ditëlindjen e të shoqit i shoqëruar me zemra e me buzë, që duket qartë se Remzia ende e do atë sikurse në ditët e para të lidhjes së tyre.
Ne ua sjellim foton në fjalë që ta shihni, ku me këtë rast i urojmë Halilit edhe shumë vite tjera me shëndet e shumë dashuri mes tij e Remziës.