Kuriozitete
Reshjet e shiut, përmbytet porti i Vlorës, ai i Sarandës “bllokon” tragetet
Reshjet e shiut, përmbytet porti i Vlorës, ai i Sarandës “bllokon” tragetet
Moti i keq që ka mbërthyer vendin ka shkaktuar probleme në akse rrugore si dhe në portet kryesore të vendit. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, mësohet se një pjesë e portit të Vlorës është përmbytur, ndërkohë që porti i Sarandës ka ndërprerë transportin e udhëtarëve me tragete
Konkretisht në Portin e Durrësit situata aktuale është nën kontroll. Janë marrë masat dhe janë vënë në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknike të gjitha mjetet, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancë, mjetet e rënda operacionale etj. Në gatishmëri janë vënë edhe forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispecerisë si edhe të administratës.
Janë marrë masat dhe janë vënë në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknike të gjitha mjetet, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancë, mjetet e rënda operacionale etj. Në gatishmëri janë vënë edhe forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispecerisë si edhe të administratës.
Gjithashtu forcat operacionale janë në komunikim dhe bashkëpunim non stop me Kapitanerinë e Portit, për këtë janë krijuar edhe kushtet dhe janë strehuar në kohën e duhur në kalatat e portit të dy anijeve që furtuna i zuri në radë, po kështu edhe të disa anijeve dhe varkave të peshkimit.
Në Infrastrukturë nuk paraqiten probleme. Janë marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në mënyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjencës) e portit, për pasojë me gjithë luhatjet e mëdha të energjisë të mos ketë asnjë problem edhe me ndriçimin, kamerat e sigurisë portuale apo edhe të gjithë sistemit IT, tepër të rëndësishëm.
Ndërsa në portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprerë transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhëtarëve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.
Në portin e Vlorës, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.