Connect with us

Rikthehen “maskat”, vjedhin 20 milionë lekë në një shtëpi

Kuriozitete

Rikthehen “maskat”, vjedhin 20 milionë lekë në një shtëpi

Rikthehen "maskat", vjedhin 20 milionë lekë në një shtëpi

Rikthehen vjedhjet me maska dhe me armë. Ngjarja gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin bregdetar të Livadhjasë në Sarandë, ku persona të maskuar dhe me armë kanë vjedhur në banesën e 27 vjeçarit L.K. plot 20 milionë lekë të vjetra.

Hetimet në vendin e ngjarjes kanë zbuluar se autorët kanë thyer dritaren e banesës dhe pasi kanë kontrolluar kanë arritur të gjejnë një shumë prej 2 milionë lekësh të reja.

Ka qenë pronari ai që ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka arritur të identifikojë një nga të dyshuarit. Sipas të dhënave zyrtare është shpallur në kërkim 34-vjeçari me iniciale A.S., banues po në Livadhja, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer grabitjen.

Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top