Kuriozitete
Rikthehet tmerri për shqiptarët, shiu dhe bora do të “pushtojnë” sërish vendin
Moti i keq që ka përfshirë rajonin javët e fundit, duket se do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për Shqipërinë.
Meterologët parashikojnë se reshje shiu dhe borë do të përfshijnë gjithë vendin këtë fundjavë.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Shqipëria u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje masive në shumë qytete, duke paralizuar kështu mbarë vendin.
Por edhe pse lumenjtë nuk janë tërhequr plotësisht, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore.
Sipas Meteoalb:
Vijon moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore. Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore”.
Mësohet gjthashtu se do të kenë një rënie të theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.