Connect with us

Rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë: Si e vranë killerat shqiptarë bosin famëkeq

Kuriozitete

Rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë: Si e vranë killerat shqiptarë bosin famëkeq

Rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë: Si e vranë killerat shqiptarë bosin famëkeq

Fakte të tjera janë publikuar në lidhje me vrasjen e bosit kalabrez, Francesco Scrugli në Vibo Valentina.

Një i penduar, i cili ka pranuar që të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka folur për herë të parë për vrasjen e bujshme.

27 vjeçari Nicola Figliuzzi, Italian i cili tashmë mban statusin e të penduarit, po bashkëpunon me hetuesit e Anatimafian e Catanzaro-s.

Ai ka rrëfyer për vrasjen e Francesco Scrugli-t të ndodhur në Vibo Marina, në lagjen “Pennello”, në Mars 2012, ku u plagosën edhe dy të tjerë që ishin me viktimën: Raffaele Moscato e Rosario Battaglia, shkruajnë mediat italiane.

“Unë dua të ndryshojë jetën time dhe vendimin e kam bërë të ditur, kjo është për gruan dhe vajzat e mia. Ato janë e vetmja arsye që unë jam bindur të tregoj”, tha Figliuzzi.

Po ashtu vrasësi italian tregoi me detaje se ekzekutorët e vrasjes së Scrugli-t ishin dy persona të tjerë, një maqedonas dhe një shqiptar.

“Ekzekutorët ishin Uras (Mauro, maqedonas) dhe Ibrahimi (Arben, maqedonas me origjinë shqiptare i akuzuar për disa krime) nëse mbaj mend mirë” ka deklaruar 27 vjeçari.

Por ai shkon edhe më tej duke thënë se shqiptarëve u është vënë në dispozicion edhe një banesë në të cilën ka qëndruar edhe ai vetë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top