Connect with us

Rrëfehet Hueyda El Saied: Flet për të dashurin e ri dhe marrëdhënien me babanë e të birit

Showbiz

Rrëfehet Hueyda El Saied: Flet për të dashurin e ri dhe marrëdhënien me babanë e të birit

Pak kohë më parë, emri i Hueyda El Saied pushtoi mediat rozë për shkak të ndarjes së sja nga babai i të birit si pasojë e një tradhtie nga ana e tij, por edhe për lidhjen e beftë me një mik të hershëm, që tashmë është partneri i saj i ri. Së fundmi, në një intervistë për “Revistawho.com”, El Saied ka rrëfyer se ata po jetojnë një histori shumë të bukur dashurie.

“Ne jemi njohur shumë vite më parë, por për arsye personale dhe profesionale nuk shiheshim shpesh, ama kur takoheshim si miq bisedonim sikur të kishim një ditë pa u parë… Është fillimi i një lidhjeje të bukur, të ardhmen po jua lë ta imagjinoni!”-shprehet artistja e njohur.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se partnerin e ri e ka prezantuar edhe me të birin duke thënë: “Po, janë takuar dhe janë kënaqur duke luajtur.”  Por e pyetur nëse i druhet marrëdhënies së tyre në terma afatgjatë, El Saied ka bërë të ditur se i dashuri i saj kurrësesi nuk kërkon të zërë vendin e babait të Gabrielit. “Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe partneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë…”-shprehet ajo.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies me babanë e Gabrielit, Hueyda shprehet se është një marrëdhënie logjike, delikate dhe komplekse, ashtu siç janë përgjithësisht ndarjet kur në mes ka një fëmijë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top