Kuriozitete
I rrëfehet të dashurës : “Nuk kam kokërr leku”, reagimi i banores të lë me gojë hapur
Një prej çifteve që është bashkuar brenda shtëpisë së Big Brother, Musa dhe Dona, çdo ditë e më shumë ndjehen më pranë njëri -tjetrit. Por, dilemat e çiftit për sinqeritetin e dashurisë së tyre janë të shumta, pasi ata njihen vetëm brenda shtëpisë. Ndaj, shpesh herë ata e provokojnë njëri- tjetrin për të zbuluar më tepër karakterin e tyre.
Ndërsa janë të përqafuar në krevat, Musa i thotë Donës se ai nuk ka asnjë lek të ndarë mënjanë, nuk dihet nëse ky është provokim apo një e vërtetë, por është e qartë se kërkon të shohë reagimin e saj. Por ajo nuk duket se luhatet nga ky fakt duke i kthyer përgjigje se nëse do të kishte dashur dike me lekë, nuk do të zgjidhte Musën.