Connect with us

Rrëfime mëkatesh: S’ka më i keq se vjehrri im…

Kuriozitete

Rrëfime mëkatesh: S’ka më i keq se vjehrri im…

Më shumë se kushdo tjetër është vjehrri im ai që po ma nxin jetën. Ai është një burrë prapanik, me zakone të vjetra që vetëm vjehrra ime e di se si ka jetuar me të. Është nga ata burra që do t’ia lidhin këpucët, t’ia çojnë kafenë te koka e krevatit. Nuk ngrihet as edhe për një gotë ujë për vete. Unë e dija që ishte i tillë, por mundohesha që të kisha sa më pak kontakt me të. Tashmë e kam të pamundur ta bëj një gjë të tillë, sepse jam gjatë gjithë ditës në shtëpi me ta. Ne ende nuk kemi fëmijë dhe kjo ma bën punën akoma më të vështirë. Ai pretendon që unë të ngrihem në mëngjes herët dhe t’ia bëj kafenë. Thotë se ajo është detyra e nuses.

Vjehrra ime është një grua e urtë dhe mundohet t’i shpjegojë se kohërat kanë ndryshuar dhe se nuk ka përse nusja të sillet me të si dikur. Por, sipas tij nuk po më kërkon asgjë të keqe dhe për më tepër është e vetmja gjë që më kërkon. Realisht ai prej meje këtë kërkon, sepse për të tjerat i rri në këmbë gruaja e tij, por për mua kjo është e pakonceptueshme. Përveç kësaj, në mënyrë që ne të ndjehemi borxhlinj dhe të mos ua prishim në asgjë, ata na e zënë shpesh në gojën faktin se në fillim nuk ndenjëm me ta, por rrinim në një shtëpi tjetër. Gjëja tjetër që më shqetëson është se duhet t’i jap llogari atij se ku shkoj unë kur dalë. Shyqyr Zotit burri im është modern dhe as nuk do të di për këto gjëra, por ka një baba që… më mirë mos ta kishte. Kjo situatë po më vjen në majë të hundës. Nuk e di se sa do të duroj. Burri më thotë se është e përkohshme dhe sapo të gjejmë një punë të mirë do të ikim prej aty. Stresi që ata më shkaktojnë gjatë gjithë ditës më bën nervoz. Po më shkatërrohet martesa dhe jeta me atë plak prapanik. Nuk e di se si t’ia mbyll gojën. Sa herë që unë ulem të shoh diçka në televizor ose të shtrihem, ai fillon e turfullon nëpër shtëpi, duke thënë se nuset e sotme janë vetëm për të ngrënë dhe për t’i ngritur këmbët përpjetë se asnjë punë shtëpie nuk bëjnë. Sipas tij unë duhet të rri vetëm në këmbë dhe ai t’më shoh vetëm duke punuar.

Pse është i keq vjehrri im
Pyes: A ka burra të tjerë si ky në ditët e sotme, sepse unë para se të takoja atë plak matuf nuk e dija që vazhdonin të ekzistonin? E keqja është se nuk kam as kunatë në shtëpi, e cila mund t’më dilte krah. Prandaj, mungesa e punës, në njërën anë, dhe torturat e vjehrrit, në anën tjetër, po më bëjnë të çmendem. Mezi pres të iki sa më parë prej këtu dhe të mos ia shoh surratin këtij plaku prapanik.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top