Kuriozitete
Rrëfimi i 24 vjeçares: Vëllai i të dashurit tim sekret është babai i vajzës sime…
Një vajzë ka rrëfyer historinë për The Sun, ku tregon se është në lidhje me vëllain e ish të dashurit prej tre vitesh, por që e mban të fshehtë, pasi ish i dashuri është babai i vajzës që këta rrisin
Kjo është letra e saj:
E kam mbajtur sekret për tre vite lidhjen me të dashurin tim, pasi vëllai i tij ka qenë ish i dashuri im dhe është babai i fëmijës tim.
Partneri im ka frikë se cili do të jetë reagimi i vëllait të tij, nëse ai do ta dinte për ne, por jam e mërzitur duke jetuar në këtë mënyrë.
Unë fillimisht e kam njohur të dashurin tim dhe vëllain e tij para pesë vitesh.
Tani jam 25 vjet, partneri im është 24 ndërsa ish i dashuri 27.
Unë isha bashkë me atë dhe mbeta shtatzënë por ai më tradhtoi dhe ne u ndamë pas 6 muajsh.
Ne filluam lidhjen por ai tha se duhet ta mbajmë sekret pasi vëllai i tij është ende i obsesionuar pas meje.
Tani vajza ka filluar të flasë dhe ne kemi frikë se do të na zbulojë.
Përgjigja e psikologes:
Jeta do të ju detyrojë për një dorë së shpejti kështu që është më mirë që të merrni përgjegjësinë tani.
Ti dhe i dashuri yt duhet t’i tregoni vëllait të tij se jeni çift dhe të shpresoni se ai do të jetë i lumtur për këtë.
Nëse ai sillet keq, flisni me prindërit e tyre fillimisht.
Tregoni atyre se ajo që ka rëndësi është se mbesa e tyre ka një jetë të lumtur familjare.