Kuriozitete
Rrëfimi i Liliana Hoxhës: U turpëruam nga arrestimit i Ermalit. Çfarë do bëja po të ishte djali im
Rrëfimi i Liliana Hoxhës: U turpëruam nga arrestimit i Ermalit. Çfarë do bëja po të ishte djali im
Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, duke kundërshtuar një raport të deklasifikuar të CIA-s të bërë publik kohët e fundit, zonja Hoxha hedh poshtë se Enver Hoxha pati vdekje natyrale.
Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB-së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi të CIA-s, flasin për një vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Përse ju e kundërshtoni këtë version të agjencisë inteligjente amerikane?
Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të luftojë armiqtë që nuk i mundi dot gjatë komunizmit. Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të manipulojë median nga brenda e nga jashtë, për të mbrojtur në mënyrë alibike figurën e saj të cenuar nga akuzat që i bëhen. Në shkurt ajo bën 97 vjeç, ndërkaq që ka rinisur fushatën e radhës, edhe pse vendi është i përmbytur. Më rëndon shumë që po reagoj sot, kur nuk i jam përgjigjur asnjë sulmi të saj pas botimit të librave të mi. Por gjoja prononcimi i CIA-s për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, çështje për të cilën kemi qenë të kërcënuar që në 1990 për të mos e kundërshtuar, vajtje-ardhjet e Ilirit në Serbi, në kohën që djalin e ka në burg për aktivitet droge, pra edhe pse dihet nga i madh e i vogël që si qytetare është e mbytur moralisht deri në grykë, megjithatë ushtron nëpërmjet medias po atë dhunë arrogance e terrori psikologjik ndaj shqiptarëve si gjatë komunizmit e deri sot.
Si u ndjetë kur mësuat se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës?
U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.