Connect with us

Rrëfimi i jashtëzakonshëm: Punoi me 1 dollarë në ditë për të ndihmuar familjen, sot femra më e pasur në botë

Kuriozitete

Rrëfimi i jashtëzakonshëm: Punoi me 1 dollarë në ditë për të ndihmuar familjen, sot femra më e pasur në botë

Kjo femer e cila dikur ishte shumë e varfër, e cila e braktisi shkollën për shkak te kushteve të vështira ekonomike dhe punoi me 1 dollarë në ditë, sot është ndër një femrat më të pasura në botë e cila pasurinë e saj e ka arritur me punën e vet!

Dijen e vet Zhou Qunfei e ka orientuar në punë, profiti i së cilës matet me miliarda dollarë, ndërkaq është një ndër njerëzit të cilët i kanë mbyllur derën depërtimit kinez në tregun botëror.

Lens teknologjia e saj (Lens Technology) sot është njëra ndër prijataret e distribuesve botërorë të qelqit, i cili përdoret për prodhimin e ekraneve të laptopëve, tabletëve dhe aparateve celulare, duke përfshirë iPfone Aply dhe Galaxy Samsung, transmeton Telegrafi.

Kjo kineze e suksesshme është lindur më 1970 në një familje shumë të varfër në Provincën Hunan, si më e vogla nga tre fëmijët e tjerë. Babai i saj ka qenë zanatli i shkathët i cili gishtin dhe sytë i ka humbur në fatkeqësi në punë, ndërkaq pa nënë ka mbetur në moshën 5 vjeçe.

Për t’i ndihmuar familjes së saj dhe për të fituar pak para ka punuar, ka ndihmuar në kultivimin e derrave dhe patave, ndërsa njëkohësisht në shkollë ka qenë e shkëlqyeshme.

Mirëpo, për shkak të gjendjes së keqe materiale është detyruar ta braktisë shkollën sapo i ka mbushur pesëmbëdhjetë vjeç dhe është shpërngulur te daja në Provincën Guandgong.

Aty është punësuar në fabrikën e cila ka prodhuar qelq dhe thjerrëza për orë, me mëditje prej vetëm 1 dollarë në ditë.

Në krijimin e furnizuesit global, Zhou ka përcaktuar një klasë të re në mesin e ndërmarrëseve në Kinë të cilat e kanë fituar pasurinë e tyre, duke filluar nga zeroja, një gjë e rrallë kjo në botën e biznesit.

Në Japoni, nuk ekziston asnjë miliardere që ka bërë vetë pasurinë e saj, sipas ‘Forbes’-it. Në SHBA dhe Evropë, shumica e femrave që janë miliardere pasurinë e tyre e kanë siguruar nga trashëgimitë. Asnjë shtet nuk ka më shumë miliardere të bëra vetë sesa Kina.

Partia komuniste, nën Mao Cedunin, ka promovuar barazinë gjinore, gjë që u ka ndihmuar femrave pas paraqitjes së kapitalizmit.

Në një shtet me pak ndërmarrës, ndërmarrësit si Zhou ishin në gjendje që ta arrijnë suksesin në biznes në vitet 1990 derisa po ngrohej motori i ekonomisë kineze.

Aksionet e saj në kompaninë ‘Lens Technology’, janë të vlefshme mbi 6.7 miliardë dollarë.

Ajo shumë rrallë jep intervista dhe shumë rrallë bën paraqitje publike. Gruaja elegante me fytyrë të pafajshme, me syze, është e rafinuar dhe kërkuese.

Ajo kërkon nga menaxheri i përgjithshëm që të ulet drejtë gjatë mbledhjeve. Megjithatë, ajo rrezaton simpati dhe përulësi, pranim i heshtur ky që gjërat shumë lehtë do të mund të kishin përfunduar ndryshe.

“Në fshatin ku jam rritur, shumë vajza nuk kanë mundur të zgjedhin a të shkojnë apo jo në shkollë të mesme. Ato janë fejuar ose martuar dhe kanë kaluar tërë jetën në atë fshat”, ka thënë ajo në një intervistë në zyrën e saj ku e kishte një statujë të Mao-s dhe një kompjuter ‘Mac’.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top