Kuriozitete
Rrëfimi që rrënqethë: ja çfarë i ndodhi këtij mjeku me djalin e tij…
Hyri një kirurg me të shpejt në spital, pasi e kishin thirrur urgjent për një ndërhyrje të shpejt kirurgjike të një të sëmuri.
Iu përgjigj thirrjes menjëherë dhe me të shpejt arriti në spital, i ndërroi rrobat, u pastrua dhe u përgatit për ndërhyrje kirurgjike. Para se të hyj në sallën e operimit e takoi babain e të sëmuriti cili lëvizte djathtas majtas dhe shenjat e hidhërimit dukeshin qartë në fytyrën e tij. Sapo e pa mjekun filloi ti bërtas duke i thënë: Çka është kjo vonesë o doktor! A nuk e di se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk posedon kurrfarë ndjenja përgjegjësie?
Buzëqeshi mjeku dhe me butësi i tha: Më fal o vëlla, nuk isha në spital, dhe posa më telefonuan erdha me të shpejt aq sa munda. Dhe tani të lutem qetësohu, dhe më lejo ta bëj punën time dhe kebesim se djali yt do të jetë nën kujdesin e Zotit dhe në duar të sigurta. Nuk u qetësua zemërimi i babait dhe me gjaknxehtësi i tha kirurgut: Qetësohu?! Sa i ftohtë që je more vëlla, po sikur të ishte jeta e djalit tënd në pyetje a do të ishe qetësuar?! Zoti t’faltë, po sikur të vdiste djali yt çfarë do të bëje?! Buzëqeshi mjeku dhe tha: Do ta thosha fjalën e Zotit: ” Të cilëve kur u ndodh ndonjë fatkeqësi thonë:” Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, a ka për besimtarin tjetër fjalë? Dhe o vëlla dije se mjeku as nuk e zgjat jetën e as nuk e shkurton atë, jetët tona janë në dorë të Zotit, ne do të bëjmë ç’është e mundur ta shpëtojmë, mirëpo çështja është shumë serioze, dhe nëse ndodh diçka duhet të mbështetesh te Zoti dhe të thuash të Tij jemi dhe tek Ai.Lute Zotit ta shpëtoj djalin tënd.
E lëvizi kokën babai në formë talljeje dhe tha: Sa e lehtë është këshilla kur nuk të prek dhimbja dhe nuk e ndjen atë. Hyri kirurgu në sallën e operimeve, zgjati operacioni për disa orë, doli pastaj kirurgu me të shpejtë dhe i tha babait të të operuarit: Urime o vëlla, operacioni ishte plotësisht i suksesshëm dhe se djali yt shumë shpejt do të përmirësohet. Tani më fal se jam për ngut, infermierja do t’ua sqaroj gjendjene tij në detaje. U mundua babai t’ia drejtoj disa pyetje tjera mjekut, por ai metë shpejt u largua.
Në këtë botë nuk ka njerëz me dhimbje dhe pa dhimbje por ka njerëz që durojnë dhe që nuk durojnë.