Kuriozitete
RRËNQETHËSE/ NJË QYTETAR GJEN NJË FOSHNJE TË BRAKTISUR NË OBORRIN E TIJ
Sot një foshnjë e gjinisë femërore është lënë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Burri me inicialet F.S ka treguar për Express se në orën 05:00 të mëngjsit i ka dëgjuar të qarat e një foshnje të braktisur në oborrin e shtëpisë së tij, ai menjëherë e ka lajmëruar rastin në polici.
“Shpresoj që fëmijës t’i gjendet dikush i familjes. Dhe ai që e ka bërë këtë gjest të merr denimin e merituar”- thotë tutje qytetari që gjeti foshnjën e braktisur në oborrin e shtëpisë së tij.