Kuriozitete
Rrihnin nënën dhe vajzën, ato s’mbajnë më dhe u bëjnë gjëmën dy “të fortëve”
Një rast dhune ndaj gjithë femrave të familjes është shënuar ditën e sotme. Kemi të bëjmë me dy raste të ndryshme ku djali dhunon nënën dhe babai dhunon vajzën.
Zyrtarisht mësohet se autori i dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj nënës së tij të moshuar, 75-vjeçares G.S., është 57-vjeçari Albert Selimaj. ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, në banesën e tyre në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.
Gjithashtu në pranga ka rënë Armando Nelaj, 42 vjeç, banues në Sarandë.
Prej një viti dhe në vazhdim ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij, 15-vjeçares Xh.N.