Kuriozitete
Rrihte nusen e djalit, vjehrra nga Bathorja s’e mendonte kurrë që do e pësonte kështu
Dhuna në familje është kthyer në një fenomen jo të pazakontë në shoqërinë shqiptare. Dëgjojmë shpesh për femra që i dhunojnë meshkujt, për gra që i rrahin burrat, por nuk mungojnë as rastet kur vjehrrat dhunohen nga nuset dhe anasjelltas.
Këtë herë duket se shpirti në majë të hundës i ka ardhur nuses, e cila nuk ka mbajtur më dhe ka denoncuar mamanë e të shoqit në polici.
Ka qenë 27-vjeçarja R.V., ajo që ka trokitur në derën e komisariatit dhe ka thënë se vjehrra e saj, 58-vjeçarja F.V., banuese në Bathore, e ka dhunuar sistematikisht si nga ana psikologjike, edhe nga ajo fizike.
Lajmërimi i policisë:
Më datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.V, vjeç 58, banuese në Bathore, në rrugën “Reci“, në lagjen nr. 1 Bathore, në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit R.V, vjeç 27, banuese në Bathore. Neni 130/a/1 i Kodit Penal./