Kuriozitete
Rrjeti i prostitucionit në Shkodër, gjykata lë në burg 7 të akuzuarit
Rrjeti i prostitucionit në Shkodër, gjykata lë në burg 7 të akuzuarit
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për shtatë anëtarët e grupit të arrestuar për prostitucion pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Balerina".
Sipas policisë kreu i grupit të prostitucionit është Rinard Frederik Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale
Të dyshuarit e tjerë si pjesë e këtij grupi kriminal janë: Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër. S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e dënuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni. A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër, A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel, A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë, A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N., banues në qytetin e Shkodrës.Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.
Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Ambjenti tre katësh në pronësi të Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale. Dy automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
Një armë zjarri pistoletë, shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish floriri të ndryshme. Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme, një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj. /b.l/noa.al/.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.