Kuriozitete
Rrugët e kryeqytetit mbushen me fotot e 100 gjimnazistëve ekselencë
Rrugët e kryeqytetit mbushen me fotot e 100 gjimnazistëve ekselencë
Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore fotografitë e 100 gjimnazistëve më të mirë. Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, janë vënë fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.
Imazhet e tyre janë shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili thekson se aseti më i madh i qytetit janë njerëzit.
Duke vlerësuar rezultatet e arritura nga ata në mësime, Veliaj shprehet se gjimnazistët ekselentë janë burim frymëzimi për gjithë qytetin, se puna dhe përpjekjet nuk shkojnë dëm.
“Aseti më i madh i një qyteti nuk janë rrugët, ndërtesat e makinat, janë njerëzit! Ndaj këtë fundvit kemi “stolisur” Tiranën me 100 gjimnazistët me mesataren 10 për të frymëzuar qytetin se puna e përpjekja nuk shkon kurrë dëm! Bravo”, shkruan Veliaj.
Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.