Kuriozitete
Sa janë të shëndetshme vezët e papërpunuara?
Vezët kanë vlera ushqyese, sepse ato përmbajnë komponime që janë të rëndësishme për funksionimin e të gjithë organizmit, si seleni, jodi, fosfori, kolina, luteina, vitamina A, B2, B5, B12, E, D, dhe K. E megjithatë,…
Vezët kanë vlera ushqyese, sepse ato përmbajnë komponime që janë të rëndësishme për funksionimin e të gjithë organizmit, si seleni, jodi, fosfori, kolina, luteina, vitamina A, B2, B5, B12, E, D, dhe K. E megjithatë, sa është e shëndetshme të konsumohen vezët e papërpunuara, apo vezët e papërpunuara termikisht?
Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë vezë të papërpunuara, sepse nivelet e disa komponimeve ushqyese gjatë përpunimit termik bien në mënyrë të konsiderueshme.
Megjithatë, përpunimi termik mund t’i bëjë disa komponime ushqyese edhe më efektive, dhe kjo është tema kryesore e debatit mes ithtarëve të dietës me ushqime krejtësisht të papërpunuara dhe ithtarëve të dietës me ushqime që janë të përpunuara termikisht.
Edhe pse nivelet e disa vitaminave (vitaminat C, B6, B9) gjatë përpunimit termik bien ndjeshëm, substancat e tjera ushqyese bëhen më efektive.
Një studim ka treguar se trupi shumë më mirë i shfrytëzon proteinat e vezëve kur ato janë të përpunuara termikisht. Prandaj, zgjedhja juaj e fundit do të varet nga qëllimi juaj.
Gjithashtu, ajo që nuk duhet injoruar, duhet ta marrim parasysh salmonelën, e cila mund të jetë e pranishme në vezët e papërpunuara me cilësi të dyshimtë. Edhe pse larja e lëvozhgës së vezës para përdorimit e zvogëlon në masë të madhe rrezikun, nuk e eliminon atë plotësisht. Salmonela mund të jetë e pranishme në vetë brendësinë e vezës apo të verdhën e vezës.
Gjithmonë duhet ta mbani në mend se jo të gjitha llojet e vezëve e kanë të njëjtën cilësi. Më së miri është të zgjedhni vezë organike të cilat shumë më rrallë përmbajnë kompozime të dëmshme, vetëm rreth 5 për qind.
Nga rreziku i infektimit me salmonelë duhet të kenë më shumë frikë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët imunitar.
Kur i përpunoni vezët termikisht, ia mundësoni trupit që ta shfrytëzojë biotinën nga e verdha e vezës. Pikërisht kjo është arsyeja se pse njerëzit që hanë vetëm vezë të papërpunuara, shpesh kanë mungesë të biotinës në trup.
Vezët e papërpunuara mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, por ekspertët këshillojnë që ta zgjedhni mesin e artë.
Vezët i përpunoni termikisht në nivel minimal për të mos e reduktuar shumë përmbajtjen e materieve ushqyese, ndërkohë që e maksimizoni efektivitetin e ushqyesve të tjerë dhe e ulni rrezikun e infektimit me salmonelë. /Telegrafi/