Kuriozitete
Sa km i ngelen makinës pasi ndizet drita e kuqe? Lista për disa nga makinat më të përdorura
Të gjithë mund ta kenë fobi kur shohin që ndizet llamba e kuqe apo spiune, e cila tregon se karburantit tuaj po i vjen fundi, sidomos me këto çmime të larta të naftës dhe jo vetëm. E megjithatë gjithçka bëhet më e vështirë nëse karburanti iu lë në një vend ku nuk keni pika të mbushjes afër. Prandaj kemi menduar të sjellim disa të dhëna për thuajse çdo tip makine që tregon se edhe sa Km tjera mund të bëni pasi llamba e kuqe të ndizet.
Modelet më të reja, madje dhe disa nga të vjetrat kanë paketa elektronike që përllogarisin se sa kilometra mund të përshkosh. Por nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur makinës.Të bësh një përllogaritje ekzakte është shumë e vështirë: duhet të llogarisësh 1/10 e serbatorit dhe ta pjesëtosh me sa litra për 100 km bën makina, në varësi të llojit të rrugës, motit, trafikut dhe gjendjes së mjetit.
Portali Tank on Empty është një databazë të dhënash ku çdo shofer mund të japë pikërisht llojin e informacionit që kërkon. Secili përcakton se sa kilometra rrugë ka makina e tij para se të ndalojë dhe portali nxjerr një mesatare për çdo model.
Modeli Kilometra të përshkuara me karburantin rezervë
Audi Q7 96 km
Mercedes A-Class 86 km
Volksëagen Pasat 78.3 km
Peugeot 206 77.3 km
BMË X5 77.2 km
Renault Megane 77.1 km
Mercedes C-Class 74 km
Opel Astra 72.4 km
Renault Scenic 71.7 km
Mini Cooper 71.6 km
Volksëagen Golf 69.5 km
Smart 69 km
Ford Focus 66.8 km
Volksëagen Polo 67.9 km
Mercedes E-Class 67 km
Toyota Yaris 65.9 km
Audi A3 65.3 km
Range Rover 65 km
Ford Fusion 64.72 km
Ford Fiesta 62 km
Fiat Punto 52.4 km
Jeep Grand Cherokee 50.5 km
Opel Corsa 49.7 km