Kuriozitete
Sarandë, 47-vjeçari i jep fund jetës, varet me kabull elektrik
Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një kabull elektrik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm.
47-vjeçari me inicialet A.D është gjetur nga familjarët i vetëvarur dhe pasi i kanë liruar kabullin nga qafa, ai ka qenë ende gjallë. Në tentativë për ta mbajtur në jetë, të afërmit e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Sarandës, ngjarja e rëndë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Policia thotë se “grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave”.