Kuriozitete
‘S’e çojmë dot mjeken nga gjumi’, dëshmia rrëqethëse e motrës për vdekjen e 18-vjeçares
Historia e vajzës 18-vjeçare nga Gramshi, e cila humbi jetën në spitalin e Elbasanit pas një ndërhyrje kirurgjikale, është risjell sot në emision ‘Me zemër të hapur’.
Familjarët e Ketjona Ibrahimit, dy motrat dhe kunati i saj, me dhimbje të madhe kanë treguar kalvarin e vuajtjeve se si ndodhi ngjarja që i mori jetën adoleshentes. Ata akuzojnë mjeken kirurge për mjekim të pakujdesshëm, J. Maksutin, 43 vjeçe dhe kanë bërë edhe denoncim ndaj saj.
“Ketjona u ndje keq me dhimbje barku, dhe të vjella. Më pas e çuan në spitalin e Gramshit. Pasi i vunë serume, dhe ilaçe pa fund, nuk e qetësuan dot. Ajo vetëm bërtiste, kishte dhimbje të forta. Na thanë mjekët që niseni për në Elbasan. Nëna më njoftoi edhe mua dhe e çuam në Elbasan, dhe atje i bënë shumë serume. Dhe nuk kishin ide se çfarë kishte motra. Ajo bëri dy operacione.
Mes të tjerash motra e 18-vjeçares shton edhe më tej ndërsa shton se askush nga spitali i Elbasanit nuk jepte informacion kur ata kërkonin mjeken kirurge. Ajo pohon mes të tjerash se një mjek roje i kishte pohuar se doktoresha mund të ishte edhe në gjumë.
Pyeta se ku është doktoresha, por më thanë se: “Nuk mund ta zgjojmë nga gjumi, ajo mund të vij në orën 8-9 apo dhe 10”.