Kuriozitete
Së paku gjashtë vjedhje, kush janë hajdutët dibranë
Së paku gjashtë vjedhje, kush janë hajdutët dibranë
Dy persona janë vënë në prangat e policisë të dyshuar për gjashtë raste të vjedhjes, ku për katër raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Tre ditë më parë janë arrestuar Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi i dënuar më parë për vjedhje, ku ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë ditën e djeshme është bërë arrestimi i bashkëpunëtorit të tij.
I ndaluari gjatë së mërkurës është Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues në njësinë administrative Melan, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.
Për dy të rinjtë nga hetimet është dokumentuar me prova ligjore autorësia e gjashtë rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.
Ata akuzohen për vjedhjen e dy makinave, dy motoçikleta, një banesë dhe një kopsht fëmijësh.
Konkretisht, të arrestuarit të dënuar më parë për vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë kryer vjedhjet:
-Më datë 02.12.2016, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.R.
-Më datë 12.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Volkswagen Sharon”, në pronësi të shtetasit me inicialet S.Gj.
-Më datë 15.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur një motoçikletë tip “Honda”, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.
-Më datë 09.09.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.
-Më datë 09.10.2017, kanë vjedhur kopshtin nr. 1 në qytetin e Peshkopisë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.