Kuriozitete
‘Secila nga ne është pak nga ti’, Aurela Gaçe mesazh prekës për Ariela Muratin
Vrasja e Ariela Muratit nga Aldison Belulaj për shkak se ajo refuzonte të lidhej me të, ka qenë ngjarja tragjike që ka tronditur opinionin publik e vazhdon të flitet prej dy ditësh.
Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar pas kësaj ngjarje dhe një ndër to është edhe Aurela Gaçe e cila me anë të një postimi në Instagram ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Arielës, vetëm 21 vjeç.
“Qysh dje s’dija si të shprehja atë që mendoja, atë që ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel doja të ngushëlloja familjen tënde, paçka se nuk njiheshim, por s’dija si, pasi dhimbja e humbja për ta duhet të jetë aq shkatërruese…
Paçka se nuk njiheshim, unë e dashur Ariel të them se secila nga ne është nga pak TI. Po, po, mos u çudit. Secila nga ne. U prehsh në paqe engjëll e qosh e fundit e kësaj katrahure e çmendurie njerëzore. Zoti u lehtësoftë dhimbjen prindërve”, shkruan Aurela Gaçe.