Kuriozitete
Sekreti që çdo mashkull duhet ta dijë nëse dëshiron ta ÇMENDË të dashurën nga ORGAZMA!
Orgazma femërore mund të jetë enigmë e vërtetë për meshkujt dhe dikur ata heqin dorë nga ajo tërësisht. Sidoqoftë, Jordan Carlos, shkrimtar i rregullt për Girl Code dhe The Nightly Show tregon se si e ka zbërthyer këtë enigmë.
Ai rikujton kohën kur ishte student dhe kishte bërë seks për herë të parë. Atëherë kishte përshtypjen se çdo prekje e tij po e çmendte të dashurën, por pas ndërrimit të partnereve e kishte zbuluar se nuk është aq i mirë në shtrat dhe jo të gjitha vajzat janë të njëjta, transmeton Telegrafi.
Nuk e kishte ditur ku gjendet klitorisi, e as pika G e cila njihet si pika më stimuluese në trupin femëror.
Sidoqoftë, më vonë ishte futur në periudhën ku paraloja e tij kryesisht përmbante kryerjen e seksit oral sepse ndryshe nuk ndjehej se po ia përmbushte kënaqësitë të dashurave.
Megjithatë, kur kishte filluar një lidhje më të gjatë me një femër dhe ndjehej më i hapur me të, ai e kishte gjetur kurajën për ta pyetur atë se çfarë i pëlqente.
Kësisoj, ajo i kishte treguar se cilat pozita ishin një “jo” dhe cilat e bënin atë të thoshte, “mos u ndal të lutem”.
Pra, sipas tij, çelësi është që të bisedoni me të dashurën dhe ajo t’ju tregojë se çfarë i pëlqen.