Connect with us

Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Plazhin e Velipojës, një oficer policie i implikuar

Kuriozitete

Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Plazhin e Velipojës, një oficer policie i implikuar

Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Plazhin e Velipojës, një oficer policie i implikuar

Rreth 1.5 ton drogë u sekuestruan sot në plazhin e Velipojës, ku në përfundim të operacionit u shoqëruan pesë persona, një prej të cilëve efektiv policie.

Drejtori i policisë së Shkodrës, sqaroi përpara medias të gjithë dinamikën e operacionit, të koduar “Viluni Beach”.

“Rreth orës 02.45 minuta, pas mesnate, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit, J.B, 20 vjeç, u gjet një sasi e madhe lëndë narkotike”, sqaroi kryepolici e Shkodrës.

Po ashtu, kontrollet kanë vijuar edhe brenda hotelit, ku në katin e parë është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Në përfundim rezultoi se pesha totale e drogës, kanabis sativa, ishte 1502 kg.

Ndërkohë, në këto operacion u arrestuan edhe shtetasit e pëposhtëm:

1. Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

3. Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim:

1.F.M, 32 vjeç, banues në Përmet

2.J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

3. GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

Sa i përket punonjësit të policisë, ka rezultuar se ai ishte i implikuar në trafikun e drogës. Në afërsi të hotelit ku u gjet droga, u konstatua edhe një mjet tip “Golf”, me targa AA 355 SL, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, punonjës policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës.

Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top