Kuriozitete
Sekuestrohen 355 kg kanabis në Lezhë, pranga kryeplakut të fshatit dhe dy të tjerëve
Sekuestrohen 355 kg kanabis në Lezhë, pranga kryeplakut të fshatit dhe dy të tjerëve
Një sasi prej 355 kilogramë kanabis sativa në proces tharje është sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar “Kolsh”. Po ashtu policia ka asgjësuar me anë të djegies edhe 468 bimë narkotike kanabis sativa.
Në pranga u vunë shtetasit Bledar Bunaj 29 vjeç, Agron Lushi 32 vjeç, Bardhok Perdoda 45 vjeç, Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë si dhe u shpall në kërkim A.P., 38 vjeç.
Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm, Kolsh në Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara të bimës kanabis sativa.
Në ngarkim të Bledar Bunaj, Agron Lushi dhe A.P. rendojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.