Kuriozitete
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme droge, gati për t’u trafikuar
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme droge, gati për t’u trafikuar
Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Vilu në plazhin e Velipojës.
Raportimet paraprake bëjnë me dije se sasia mund të jetë rreth 1 ton lëndë narkotike, kanabis sativa.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth sasisë së sekuestruar, e cila ishte bërë gati për t’u trafikuar jashtë Shqipërisë.
Në këtë operacion ka edhe të ndaluar, ndërsa po hetohet për detaje të tjera.
Zona e Vilunit në Velipoje dyshohet prej kohesh si pike ku droga transportohet me skafe, me destinacion shtetin fqinj, Italinë. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.