Kuriozitete
Sëmundjet që kuron një lugë sodë në ditë
Për shumë prej nesh, soda e bukës është thjesht një përbërës që i shtohet ëmbëlsirave e disa gatimeve të tjera. Ndoshta disa të tjerë e përdorin dhe për pastrim, por ka dhe femra që njohin fuqitë e këtij pluhuri magjik në fushën e bukurisë.
Maskat me përbërës bazë sodën e bukës e bëjnë lëkurën më të bukur dhe shkelqejnë flokët, por ajo që nuk dini është se soda e bukës vjen edhe me shumë përfitime të tjera shëndetësore. Pirja e një gote ujë me një lugë sodë buke mund të parandalojë e të trajotjë shumë probleme të tjera, – shkruan Living.
Soda e bukës është substancë alkaline, që ndihmon funksionet metabolike. Përmban gjithashtu fosfat monocalcium dhe bikarbonat natriumi elementë të cilët ndihmojnë në:
Lehtësimin e urthit
Kur acidi i stomakut ju ngjitet deri në ezofag shkakton djegie të stomakut. Kjo gjendje mund të trajtohet duke pirë ujë me sodë buke.
Neutralizon pH e organizmit
Konsumimi i ½ lugë sodë buke përzier me 1 gotë me ujë do të rivendosë ekuilibrin e pH në trupin tuaj. Për shkak të pH mbi 7, soda është një përbërës magjik që ndihmon metabolizmin të funksionojë mësë miri.
Kuron problemin e gurëve në veshka
Konsumi i rregullt i sodës së bukës do të shpërbëjë kristalet në veshka.
Përmirëson performancën fizike
Sode është tepër alkaline, që do të thotë se ul nivelet e acidit laktik i cili kontrakton muskujt tuaj. Soda është një metodë efektive për të parandaluar grumbullimin e acidit. Një nga trajtimet më të mira për infeksionet urinare është soda e bukës. Përzieni një lugë sodë buke në një gotë ujë dhe pijeni një herë në ditë. Kjo metodë është veçanërisht e dobishme nëse përjetoni ndjesi djegieje kur urinoni.